Reshjet e dendura të borës, Fushë Arrëzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bashkia e Fushë Arrëzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Kryetari i bashkisë, Hil Curri, njofton se ekipi i emergjencave po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

“Bashkia Fushë-Arrëz do të bëj të pamundurën për t’ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Ditën e sotme moti në zonat juglindore dhe veri të Shqipërisë është përkeqësuar ku janë shtuar reshjet e dëborës. Autoritetet kanë apeluar që shoferët të bëjnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërsa qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme.

Të Fundit