Kur futesh në shtëpinë e re dhe të ‘surprizon’ fqinja

Më gjasë shumë prej nesh e kanë një fqinj të bezdisshëm… Ka nga ata që të zenë vendin e parkimit, apo të tjerë që të dëmtojnë lulet, megjithatë për këtë grua në Britani, fqinja kishte rezervuar një tjetër surprizë.

Siç shkruan The Sun, ajo shtangu kur u shpërngul në shtëpinë e saj të re dhe zbuloi “vesin” e pazakontë të fqinjës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ndau një video nga bahçja e saj, ku shihej gardhi i shtëpisë i mbuluar me rroba.

“Shtëpia ime fringo e re, ja dhe fqinja ime”, shkruajti ajo.

Në vend se të përdorte tel apo tharëse për të nderë rrobat, fqinja kishte vendosur që t’i thante rrobat te gardhi që ndante shtëpitë.

Të lutem bëje në bahçen tënde këtë”, shkruajti më tej gruaja.

Klipi i postuar në TikTok ka habitur shumë përdorues dhe ka mbledhur me shpejtësi mbi 720 mijë shikime. Por teksa disa u habitën, të tjerë përdorues thanë se ishte e pranueshme e se fqinja nuk po bënte asgjë të dëmshme…

Të Fundit