Reshje të dendura shiu në veri, rritet niveli i Fierzës

Reshje mesatare deri intensive shiu kanë përfshirë qendrën dhe veriun e vendit duke përmirësuar nivelin e liqenit më të madh ujëmbledhës në Kaskadën e Drinit.
Niveli i Fierzës ka arritur në rreth 273 metër.

Një rritje me rreth 16 metra krahasuar me fundin e muajit mars kur dolën dhe rrënojat e Kukësit të vjetër, por 23 metra larg nivelit maksimal të Fierzës.

Ndërkohë në fshatra të Kukësit, në lartësi mbi 1 mijë metra, janë rikthyer reshjet e borës. Shkrirja e tyre pritet të përmirësojë më tej situatën hidrike në kaskadë.

Kjo pasi vlerat e termometrit nga një rënie me rreth 6 gradë që pësuan sot sipas Hakil Osmanit nga “Meteoalb” parashikohet të kthehen në vlerat 22-23 gradë të hënën.

Ndërsa kjo javë po mbyllet me temperatura rreth 3 gradë më të ulëta se normalja java e re sipas sinoptikanëve do të nise me vlera tipike pranverore

Të Fundit