Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, si do variojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb, si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë me origjinë nga Veriu i Europës drejt Ballkanit do të sjellë në vendin tone mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.

Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurta me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë, që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë

Të Fundit