Në Korenë e Jugut, shitjet e karrocave për kafshët shtëpiake kanë tejkaluar ato për fëmijët, një trend që lidhet me rënien e lindshmërisë në vend. Sipas të dhënave të Gmarket, një platformë tregtare online, gjatë tremujorëve të parë të vitit 2023, 57% e karrocave të shitura ishin për kafshë, ndërsa 43% ishin për fëmijë. Ky ndryshim ka qenë i dukshëm prej disa vitesh. Në vitin 2021, shitjet e karrocave për fëmijë përbënin 67%, ndërsa në 2023 kjo përqindje ra në 43%. Në të kundërt, shitjet e karrocave për kafshë u rritën nga 33% në 2021 në 57% në 2023.
Ky trend reflekton një tendencë të përhapur ku më shumë njerëz në Korenë e Jugut po zgjedhin të mbajnë kafshë shtëpiake në vend që të kenë fëmijë, një fenomen i ndikuar nga niveli shumë i ulët i lindshmërisë në vend. Sipas Statistikave të Koresë, norma e fertilitetit në vitin 2022 ishte 0.78, më e ulëta në botë, dhe pritet të bjerë më tej në vitet e ardhshme.