Refuzuan vaksinimin, autoritetet franceze pezullojnë 3.000 punonjës shëndetësorë

Rreth 3.000 punëtorë në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit në Francë janë pezulluar për shkak se kanë refuzuar vaksinimin kundër COVID-19.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran të enjten pasi u kalua afati i vaksinimit për këtë grup.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në një fjalim në fillim të kësaj vere se i gjithë personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e pleqve duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.

Një ditë pas ultimatumit, 3.000 punonjës që refuzuan vaksinën e detyrueshme anti-COVID janë pezulluar nga puna deri në një kohë të papërcaktuar.

Të Fundit