Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyrat e LGBT – Stop
Bota, Të Gjitha

Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyrat e LGBT

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA)  hodhi poshtë kërkesën e zyrtarëve gjermanë, që stadiumi i futbollit në Mynih, për ndeshjen e ardhshme midis Gjermanisë dhe Hungarisë, të ndriçohet me ngjyrat e ylberit.

Këshilli i Qytetit të Mynihut kërkoi që Allianz Arena të ndriçohet me këto ngjyra për ndeshjen e 23 qershorit – në kuadër të kampionatit evropian Euro 2020 – për të promovuar diversitetin.

Kërkesa u bë pasi Hungaria miratoi një ligj që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që gjykohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

“UEFA, me statutet e saj, është një organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që ka në shënjestër një vendim të marrë nga Parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, tha organi drejtues i futbollit evropian.

UEFA sugjeroi data alternative gjatë turneut, për të ndërmarrë këtë veprim. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, u tha gazetarëve të hënën se “përzierja e politikës dhe sportit” është “e dëmshme dhe e rrezikshme”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *