Vaksinimi i mësuesve ka nisur në të gjithë Shqipërinë, por me ritme të ndryshme. 36 mësues të shkollës “24 Maji” janë paraqitur sot në ditën e parë të vaksinimit në Vlorë, nga të cilët 22 kanë kryer vaksinimin, kurse të tjerët e kanërefuzuar.
Disa për frikën dhe pasigurinë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, disa për sëmundje shoqëruese, janë shprehure mësuesit jashtë kamerave. Ndërsa nga ana tjerë mësuesit që e kryen vaksinimin shprehen të sigurtë për efikasitetin.
Pas refuzimit të disa mësuesve, shefi i epidemiologjisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, Agron Bashllari, u shpreh se ndonëse vaksina nuk është me detyrim, ajo është e domosdoshme.
“Është një proces që do të zhvillohet me shpejtësi, do të vaksinohen mësuesit e shkollave kopshteve ccerdheve gati 1800 mësues. Sa i përket refuzimit të mësuesve ne përpiqemi t’i informojmë por ështëzgjedhje e individit, në vijojmë punën duke menduar që kemi mijëra njerëz që duan të vaksinohen”, deklaron Bashllari.
Procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Pogradecit, fillimisht në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit. Në total në rrethin e Pogradecit janë rreth 1200 vaksina që do të aplikohen në mësuesit e sistemit parashkollor, 9=vjeçar dhe të mesëm bashkë me stafet mbështetëse.
Po ashtu procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në Bilisht ku di të vaksinohen 250 mësues, ndërsa po sot ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve në qytetin e Korçës.