Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Me një postim ironik në platformën X, miliarderi Elon Musk komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan të dyja dhomat e Kongresit.

“Duket se lazerët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi pronari i platformës X, duke shoqëruar postimin me një emoji ku ngre supet.

Musk publikoi edhe më herët një tjetër mesazh në X, ku shkroi: “Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse në këtë moment”.

Nuk është e qartë se çfarë kishte parasysh Musk dhe nëse postimi i tij lidhet me rezultatin zgjedhor. Megjithatë, të dyja publikimet u shfaqën në llogarinë e tij me një diferencë të vogël kohore, në një moment kur mediat amerikane po transmetonin projeksionet për humbjen e republikanëve.

Ndërkohë, demokrati James Talarico është zgjedhur senator i Teksasit, sipas projeksioneve të mediave amerikane. Fitorja e tij i jep fund më shumë se tri dekadave të dominimit republikan në këtë shtet. Talarico mposhti republikanin ultrakonservator Ken Paxton, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump.

Të Fundit