Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare, ku do të zhvillohet raundi i katërt për votimin e Presidentit.
Lidhur me termin bojkot, ai sqaroi se një gjë e tillë do të ishte, nëse nuk do të merrnin pjesë qysh në nisje të procesit.
Nesër nuk do të marrim pjesë në votim. Shqiptarët i kanë parë të gjitha sforcot tona dhe procesi vetëm nga ne nuk u bojkotua.
Ne u futëm në proces, duke kërkuar zgjedhjen e një Presidenti mbi palët, i cili duhet të simbolizojë unitetin e popullit.
Ai sqaroi se kjo ishte dhe arsyeja se pse u futën në proces, në mënyrë që Presidenti të ishte i gjithëpranuar.
Sipas tij, nuk është një proces normal dhe u provua se Edi Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë shqiptarëve një President përfaqësues për të gjithë.