Rama:Kryebashkiakët t’i vënë gishtin kokës. Mandati i 3-të kërkon përkushtim

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryebashkiakët e vendit në ambientet e Kryeministrisë.

Kryefjala e Ramës gjatë gjithë fjalimit kanë qenë prokurimet publike, teksa u ka sugjeruar kryebashkiakëve të mos luajnë me zjarrin.

Ai i ka porositur të gjithë të pranishmit që ti vendosin gishtin kokës, teksa sipas tij mandati i tretë nuk është një shaka dhe kërkon përkushtim.

“Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë”, tha Rama.

Të Fundit