Rama vijon ftesën për dialog, e nis mëngjesin duke shpërndarë pamjet nga ulëset përpara Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar këtë të hënë ftesën për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin. Rama ka shpërndarë pamje nga ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave përcjell thirrjen e tij simbolike për dialog.

Protestat vijojnë prej 13 ditësh, të shoqëruara nga përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e vetme të situatës.

Nga ana tjetër, Rama shprehet i gatshëm për dialog, por ka theksuar se nuk mund të japë dorëheqjen, pasi, sipas tij, ka një kontratë me qytetarët.

Të Fundit