Platforma Tik Tok do të mbyllet për një vit. Kjo u bë e ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Bllokimi i platformës do të nisë në filim të vitit të ardhshëm dhe përgjatë këtij viti, tha kreu i qeverisë do të shikohet se si do të veprojnë vendet e tjera dhe vetë Tik Tok.
Rama: Tik Tok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne Tik Tok do ta mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne ndërkohë kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë.