Rama: Rritja e pagave domosdoshmëri, s’do marrim borxh për këtë nismë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, foli në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nuk do të marrin borxh për rritjen e pagave ndërsa u shpreh se kjo nismë është një domosdoshmëri.

Rama shtoi se rritja e pagave vjen për pasojë e rritjes së të ardhurave nga eksportet dhr turistët.

“Nuk do të marrim borxh për të rritur pagat. Do të rrisim pagat dhe do të ulim borxhin. Rritja e pagave domosdoshmëri e mundshme sot. Kemi arritur rezultatet domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës. Ato shifrat që patë nga të ardhurat e turizmit dhe të eksporteve janë arsyet pse rriten pagat”- tha ai.

Në lidhje me pagat, përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi ndër të tjera: Nuk është vetëm çështja e pagave por dhe aspiratat për të krijuar perspektivë për të ardhmen. Mendojmë se ka shumë investime private që po kryhen tashmë, por mendojmë se ka më shumë potencial për të sjellë investime në mënyrë që të krijojnë mundësi punësimesh. Ka një nivel shumë të lartë prodhimi që mbështetet tek lënda e parë. Në lidhje me pagat, sipas nesh ka një paketë masash që përfshin, jo vetëm vlerësime për shpenzimet por dhe për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave.

Të Fundit