Rama publikon foton e takimit: Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga takimi që ka zhvilluar këtë të premte me një grup studentësh, në kuadër të nismës “Fol me Kryeministrin”.

Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar takimin si një dialog inkurajues me studentët që besojnë te protesta, por jo te përdorimi i gurëve.

Kreu i qeverisë është shprehur gjithashtu se gjatë diskutimit ka ndarë të njëjtin qëndrim me studentët për një pjesë të shqetësimeve të ngritura prej tyre.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në përfundim të postimit, kryeministri ka lënë të kuptohet se dialogu do të vijojë, duke shkruar në anglisht: “To be continued…” , shkruan kreu i qeverisë.

Të Fundit