Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryeministri ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në një postim në Facebook, i cili shkruan se në fokus ishte partneriteti strategjik, marrëdhëniet diplomatike e ushtarake dhe Samiti i NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama.




