Rama: Piramida po merr formë, do bëhet qendra më e madhe e teknologjisë dixhitale në Ballkan

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë në lidhje me një postim në rrjetet sociale për Piramidën e Tiranës.

Kreu i qeverisë shkruan se ajo po merr formë hap pas hapi. Sipas Ramës, Piramida do të shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.

“Dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit./tvklan.al

Të Fundit