Iu dogji makinën pronarëve të hotelit ku punonte, arrestohet 34-vjeçarja nga Saranda

Një 34-vjeçare nga Saranda është arrestuar, pasi ka djegur makinën e pronarëve të hotelit ku punonte.

Sipas policisë 34-vjeçarja me iniciale A.B banuese në fshatin Shëndëlli ka djegur makinën e pronarëve pas një konflikti që ka pasur me ata.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë”, njofton policia.

Të Fundit