Rama përjashtoi kryebashkiakun nga PS, Basha: Kokë turku, peshku qelbet nga koka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar sot me kryebashkiakët e vendit.

Basha shkruan në një status në twitter se kreu i qeverisë po lan duart me një kryebashkiak të korruptuar teksa thekson se peshku qelbet që nga koka. Me këtë shprehje kreu i opozitës do të thotë se korrupsioni nis nga vetë kryeministri Rama.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha.

Kryeministri Rama ditën e sotme tha se kryebashkiaku i Lushnjes i arrestuar nga SPAK, Fatos Tushe, do të shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga Partia Socialiste teksa shtoi se PS nuk është zyrë avokatie për të akuzuarit.

Të Fundit