Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe për dosje të tjera të drejtësisë.
Rama tha se është e rëndësishme që kryeprokurori i SPAK-ut të tregojë se si vendimi për Toyota Yaris, i cili ishte një vendim i ndaluar për publikim, ka dalë dhe sipas kryeministrit “dihet kush e ka marrë” (duke iu referuar Sali Berishës, kreut të PD-së).
“Në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë. Inspektoriati i lartë i drejtësisë mbase më dëgjon, por është shumë e rëndë kjo. E të mos bëjnë gabim të vinë të kërkojnë telefonin tim, se kanë mbledhur telefonat e gjithë Shqipërisë, të shkojnë e të merren me faktet”,-tha Rama.
Kryeministri Rama tha më tej se kishte dhe një “ngushëllim”, ai tha se Shqipëria ditën e djeshme ka lartë në pozicionin më të mirë se kurrë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Sipas tij Shqipëria është e para në rajon dhe me distancë të lartë nga vendi i dytë.