Rama paralajmëron kompanitë për deklarimet: Deklaroni pagat, do godasim pa asnjë tolerancë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kompanitë ne vend që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

“Ne do vazhdojmë ta kërkojmë këtë gjë. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime. Në deklarimin tjetër i bëj thirrje që të vënë pagat, pasi do të godasim pa asnjë tolerance atje ku do kapim. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor, do të shkosh në prokurori. Ne s’duam që kompanitë të shkojnë në prokurori.”, tha Rama.

Të Fundit