Rama: Pagat e administratës publike do rriten me 30%, pagat e deputetëve dhe ministrave nuk janë rritur dhe as do rriten!

TIRANË

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit, Pagat, Taksat dhe Biznesi në Planin e Veprimit 2021-2025, kryeministri Edi Rama sulmoi programin ekonomik të PD, më konkretisht taksën e sheshtë.

Plani ynë është ta rrisim atë cdo vit duke arritur në 380 mijë por duke synuar në 400 mijë në mbyllje të mandatit të tretë. Ata thonë në 360 mijë ka shumë mundësi që duke na dëgjuar deri në 25 prill, do thonë do ta rrisim deri në 420 mijë sepse fundja ata nuk kanë një plan për të qeverisur, por një menu për vota.

Jo vetëm do synojmë pagën minimale 400 mije lekë në fund të mandatit të tretë, por duke nisur nga 1 janari i 2022 ne do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë për sektorin publik dhe për sektorin privat. Ky është planifikim financiar, jo premtim elektoral. Natyrisht sigurimet do të duhet t’i paguajnë të gjithë.

Dua të ndalem te rikthimi në skenë, rizbitja në fushë e një fantazme kërcënuese, bashkë me KCK,  për të gjithë ata që marrin më shumë se 300 mijë dhe më pak se 1.2 mln, taksa e sheshtë.  Taksa e sheshtë është rreziku më konkret më i afërt, për secilin që punon në shtet apo privat dhe janë nën 1.2 mln. Me taksën e sheshtë 9% të propozuar nga KCK ata që kanë një pagë deri në 1.2 mln do paguajnë për shtetin më shumë sec paguajnë nga paga e tyre. Atyre me më pak se 1.2 mln dhe atyre mes 400 dhe 800 mijë lekë.

 

Kur ne e shporrëm taksën e sheshtë hapëm një kapitull të ri për të ardhurat personale të të punësuarëve, lekë që ua merrte qeveria e mëparshme nga paga. Në 8 vjet janë 1 mld $ që nuk i ka mbledhur më shtetit nga 2014 por i ka lënë në xhepin e cdo të punësuari në shqipëri. Le ta bëjnë vetë llogarinë e thjeshtë të gjithë ata që janë punësuar dhe e kanë pasur pagën nën 1.2 mln në muaj dhe ta shohin se sa i linin shtetit nga paga ateherë dhe pasi hyri në fuqi taksa progresve. Më të pasurve nuk do u marrin më 15%,  por do u marrin njësoj si atyre që paguhen shumë më pak e fitojnë shumë më pak, sepse kjo është taksa e sheshtë.”u shpreh Rama.

 

Rama sulmoi programin e PD duke deklaruar se duan t’iu fusin duart qytetarëve thellë në xhep.

Si mund të tallen me ju të gjithë o njerëz të mirë që punoni punë të ndershme dhe e çoni atë pagë në familje. Si mund të tallen me ata të verbuar e shurdhuar politikisht që mendjen e kanë tapë. Këta duan t’iu fusin duart më thellë në xhep.

Unë shoku i tyre, i oligarkëve u kam marrë në këto 2 mandate mbi 1 mld taksa dhe këta më ngritën e më ulën shërbëtor të tyre. Tani më del që unë nuk kam për t’iu ulur taksën as në mandatin e 3-të. këta Robin Hudët do ia ulin në 9% si furra e bukës, si zinxhiri i ndërmarrjeve të oligarkut 9%. Si shitësi, kamerieri, shoferi, si ai që numëron dhe nuk arrin t’i numërojë deri në fund se lodhet veturat 9%. Do iu falin 200 mln dollarë nga arka e shtetit. Pastaj kismet si ndahet ky 200 mln dollarëshi që në një mandat avullon për të pikuar mes tyre dhe pushtetit, në vend se të shkojë për investime publike dhe rritje pagash në shërbim të popullit. O njerëz a do e kuptoni apo nuk do e kuptoni dhe kur do ta kuptoni se ata janë vetëm për xhepin dhe rrethin e tyre. Kushdo që do të përfundojë si pulat e Gon Dukës, që rriten me dritë artificiale dhe përfundojnë në tavolina le të rrijë pakicë me pakicën se ne do jemi me shumicën për shumicën.

Rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve 63%. Jam unë i pari, nuk janë mjekët e policët që mendojnë se nuk mjafton. Pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do rriten me 40%.

Pagat e administratës publike do rriten me 30%, ndërkohë që pagat e deputetëve dhe ministrave as nuk janë rritur dhe as do rriten deri në 2025. Zero taksë për biznesin e vogël deri më 2029. Biznesi i vogël 200 mld dollarë kursime nga heqja e taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë është armiku i kujt fiton më pak.
Sot TVSH zero deri në 100 mijë dollarë. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re që kemi hapur me zero taksë. Rruga e tyre e vjetër që ka gjarpëruar çdo herë, ju marrin më shumë atyre që fitojnë më pak, nuk ka mundësi që këtë herë t’ju dalë më mirë sepse prapë për dreq do ju dalë nëse devijoni nga rruga e re”, deklaroi Rama.

Të Fundit