Edi Rama është shprehur i vetëdijshëm që një nga arsyet perse Shkodra s’ia ka besuar asnjëherë bashkinë socialistëve është prejardhja nga partia komuniste e kësaj force. Për t’i dëshmuar të kundërtën atyre që në 14 Maj për herë të parë në 32 vite votuan në shumicë kandidatin socialist, vizitën e parë pas fitores e bëri në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës, ish-burgun e Shkodrës ku ka vuajtur dënimin dhe At Zef Pëllumbi.
Rama premton se do të investojë për shndërrimin e këtij muzeu në një destinacion turistik.
Në një takimi informal me këshilltarët e rinj socialistë të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, u fokusua tek këshillat për kryebashkiakun e votëbesuar Benet Beci si të tregojë forcë për t’ju thënë jo kërkesave që vijnë nga brenda partisë për punësime.
Më shumë se një këshillë ishte ajo për të mbajtur në punë gratë dhe vajzat që janë pjesë e administratës së Spahiut.
Pasdite ashtu siç premtoi kryesocialisti do të zhvillojë një takim falenderues me qytetarët e Shkodrës për besimin që i dhënë për të drejtuar Bashkinë për herë të parë në 32 vite.