Rama nga Berlini: Samiti i radhës në Tiranë, hera e parë që spostohet në Rajon

Rama nga Berlini: Samiti i radhës në Tiranë,

Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Berlin, dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij Rama falënderoi Scholz për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë federale për të mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Rama po ashtu bëri me dije se për herë të parë, samiti i Berlinit do të mbahen në Tiranë më 16 tetor, duke qenë kështu hera e parë që spostohet në Rajon.

“Dua ta falënderoj nga zemra kancelarin për mikëpritjen dhe për angazhimin etij personal si edhe për vullnetin e shprehur qartë së qeverisë federale për ta mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe vetë Europën.

Jemi mirënjohës, jo vetëm unë por besoj të gjithë liderët e Rojanit. Këtë herë samiti spostohet në Rajon për herë të parë dhe jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi këtij samiti.

Ky samit do të vazhdojë në thellimin e këtij procesi, dhe patjetër objektivat pët t’u arritur më tutje si dhe do të fuqizojë bashkëpunim në rajon edhe më shumë”, tha ndër të tjera Rama.

Të Fundit