Rama: Nga 1 korriku 2022, taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

Duke nisur nga 1 korriku i vitit që vjen, zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë. Këtë vendim e ka bërë të ditur sot kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Rama e paralajmëroi këtë vendim më 15 mars të këtij viti, gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”.

Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it, tashmë do të shtyhet për në korrik.

PROJEKTLIGJI

Sipas projektligjit të siguruar nga News24, duke nisur nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera.
Po ashtu në këtë pr/ligj është propozuar që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%.

Ndër të tjera në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht. Por mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lek në muaj.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.

Të Fundit