Rama në OKB: Ftojmë Greqinë e Turqinë në nismën “Ballkani i Hapur”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli dhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku dhe njëherë i ka bërë thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës që t’i bashkohen.

Rama ftoi Turqinë dhe Greqinë t’i bashkohen kësaj nisme, pasi sipas tij është një projekt i gjerë i përbashkët evropian.

“Zonja e zotërinj, do them dhe disa fjalë për Ballkanin, jo për të shkuarën, por për të ardhmen, atë për të cilën po punojmë të ndërtojmë së bashku në rajonin tonë. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive dhe toksicitetit, por ne në Shqipëri kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur përpara është që ta bëjmë së bashku, me përfitime të përbashkëta si vende sovrane por partnerë të ngushtë, si aktorë kombëtarë të bërë bashkë nga një sipërmarrje e përbashkët, me interesat tona specifike si pjesë e një kuadri të përbashkët që u përgjigjet qytetarëve tanë.

Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, një platformë e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, jo vetëm ne të tre, por për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnjen, për Turqinë, për Greqinë e më tej, një investim për gjithkënd si pjesë e projektit më të gjerë të përbashkët europian”- tha Rama.

Të Fundit