Rama në Ditën e Paqes: Vazhdojmë të kontribuojmë në misionet paqeruajtëse – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rama në Ditën e Paqes: Vazhdojmë të kontribuojmë në misionet paqeruajtëse

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Nëpërmjet një shkrimi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerances, duke qenë kështu një vend anëtar i NATO-s.

Sipas kreut të qeverisë “kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”.

Postim i plotë:

Dita Ndërkombëtare e Paqes

Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës

Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *