Rama në Berlin, kancelari gjerman: Në këto kohë të vështira jemi të gëzuar që e llogarisim Shqipërinë si një partnere

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët që po mban me kryeministrin Rama ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë ndaj vendit tonë.

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani ditën e sotme.

Scholz bëri me dije se përballë agresionit rus në Ukrainë, janë të lumtur që mund të mbështeten në një partnere si Shqipëria.

Scholz:

Jam i gëzuar që mirëpres kryeminsitrin Rama, ballkani Perëndimor dhe integrimit I tij janë shumë të rëndëishme për mua. Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshmë të procest të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor.

Përparimi i Shqipërisë drejt integrimit është një sinjal shumë i mirë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës na sjell para syve që arritjet e fundit evropiane nuk janë të vetkuptueshme. Dëshiroj të falenderoj Shqipërinë. Shqipëria merr përsipër si anëtar i NATO-s dhe OSBE-së përgjegjësi të madhe, mbështet vendimet e politikës së jashtme 100%. Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqeyra. Në këto kohë të vështira jemi të gëzuar që e llogarisim Shqipërinë si një partnere. Gjermani do mbetet partnere e ngushtë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Të Fundit