Rama: Në aeroportin e Kukësit po zbarkojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama: Në aeroportin e Kukësit po zbarkojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga aeroporti i Kukësit.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *