Rama ndan rrëfimet e afganëve: Jemi në një vend të mirë, në hotel me 5 yje

 

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar këtë të hënë të tjera rrëfime nga afganët, të cilët tashmë prej ditësh janë strehuar në Shqipëri.

Në një video të postuar në Facebook tregohet historia e disa prej tyre.

Një grua, e cila ndodhet në vendin tonë bashkë me bashkëshortrin dhe djalin e saj rrëfen: “Unë kam qenë një pedagogë në universitet dhe kam punuar si gazetare. Burri im ishte po gazetar”. Ndërsa bashkëshorti i saj thotë: “Prej 12 vitesh kam punuar në universitet duke trajnuar mijëra gazetarë, veçanërisht gra. Kur talebanët duan të gjurmojnë një gazetar, ata gjurmojnë familjen e tyre. Tashmë shumë media kanë ndaluar transmetimin”.

Në video transmetohet edhe historia e një vajze të re biznesmene e cila thotë: “ Familja ime, babai im më mbështeti për të nisur biznesin. Kishim një jetë të mirë, tani çdo gjë ka ndryshuar”- shprehen ata.

Më tej shfaqet edhe historia e një zvendësministri. Ai thotë: Unë iu bashkova Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë si drejtor i Përgjithshëm për Administrimin dhe Financat dhe zv.ministër i deleguar. Dy vëllezërit e mi dhe motra janë në SHBA dhe një motër në Mbretërinë e Bashkuar. Ata më thanë eja këtu, por mua realisht më pëlqente të punoja në qeveri, t’u shërbeja njerëzve. E kisha të nevojshme të isha aty dhe t’u shërbeja njerëzve por fatkeqësisht ndodhi kjo situatë dhe nuk munda të bëj më shumë për ta”.

“Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje dhe çdo gjë është mblesëlënëse”-  shprehet Ozra Aziz e cila ka ardhur bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ajo nuk harron të falenderojë edhe shqiptarët për mikpritjen.“Jam këtu me bashkëshortin dhe me dy fëmijët. Jam shumë e lumtur që shikoj që njerëzit e Shqipërisë janë kaq të këndshëm, interesohen për ne dhe përpiqen të na ndihmojnë”.

Të Fundit