Ish-kryeministri britanik: Islamizmi është kërcënim për sigurinë, Perëndimi të përgatitet – Stop
Bota, Të Gjitha

Ish-kryeministri britanik: Islamizmi është kërcënim për sigurinë, Perëndimi të përgatitet

Ish-kryeministri britanik Tony Blair shprehet se islamizmi është një kërcënim i lartë për sigurinë dhe Perëndimi duhet të përgatitet.

Në një deklaratë, Blair tha se armët biologjike, të tilla si viruset, bakteret apo toksinat që futen në trupin e njeriut dhe kafshëve mund të përdoren nga grupet terroriste.

“Sipas mendimit tim, islamizmi, sikundër ideologjia  dhe dhuna,  përbëjnë një kërcënim të sigurisë së rendit të parë dhe nëse nuk kontrollohet do të na afrohet, siç tregoi 11 shtatori. Ne gjithashtu duhet të vlerësojmë dobësinë tonë. COVID-19 na ka mësuar për patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë e bio-terrorit mund të duken si sfera e trillimeve shkencore. Por ne do të duhet të tregohemi të zgjuar që të përgatitemi për përdorimin e tyre të mundshëm nga aktorët jo-shtetërorë”, u shpreh Tony Blair.

Kjo deklaratë e Blair vjen vetëm pak ditë përpara 20 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe kur situata ne Afganistan mbetet e pasigurt.

Britania ka frikë se marrja e pushtetit nga talebanët në Afganistan dhe tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët e Al Kaedës dhe Shtetin Islamik të fitojnë terren.

SHBA ka bërë të qartë se nuk  planifikon te ketë angazhim ushtarak në vitet e ardhshme dhe në këto kushte, Blair thotë se ka ardhur koha që Britania e madhe të forcojë marrëdhëniet me Evropën për të përballuar rreziqet nga sulmet terroriste.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *