Rama ndan pamjet: Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një foto të pistës së Aeroportit të Vlorës.

“Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj”, shkruan Rama.

Pista prej 3,2 kilometrash do të jetë më e gjata në Shqipëri, e po sipas projektit mbulesa e sipërme e terminalit do të realizohet me panele diellore.

Prej muajit shtator do të nisë edhe faza e dytë e punimeve, që lidhet me ndërtimin e godinave të aeroportit.

Në një distancë prej 10 kilometrash nga qyteti i Vlorës, ky aeroport do të shërbeje si porta hyrëse në jugun e Shqipërisë.

Të Fundit