Ngjarje tragjike/ I kërkoi divorcin, 60-vjeçari vret gruan me thikë

Një krim në familje ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të para, një burrë në fshatin Ano Malaki të Rethymnos ka goditur me thikë gruan e tij.

Sipas informacioneve të ekipit bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia është njoftuar nga djali i çiftit, i cili ka gjetur nënën në një pellg gjaku.

Sipas cretapost ai telefonoi policinë dhe raportoi se baba ii kishte vrarë nënën.

Gruaja i kishte kërkuar divorcin dhe kjo ishte arsyeja pse 60-vjeçari ndërmori aktin e rëndë.

Të Fundit