Rama ndan pamjet nga takimi me emigrantët në Athinë: Nga Greqia do na vijë një buqetë e bukur duarsh me numrin 5 më 11 maj!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotoalbumin e takimit, që mbajti pasditen e sotme me emigrantët në Athinë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama krahas fotove ku duket së bashku me shqiptarë të Athinës, shprehet i bindur se nga Greqia, PS do të marrë një buqetë duarsh me numrin 5 më 11 Maj.

“FotoALBUMI nga Athina

BASHKË PËR SHQIPËRINË 2030 NË BE

Nëse tërë këto vite ma kanë mprehur sa duhet ndjeshmërinë e sallave, nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj”, shkruan Rama.

Të Fundit