Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje pamje të shkollës “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut.
Ai i quan këto kopshte dhe shkolla të rilindura, teksa uron ditë të mbarë për nxënësit dhe mësuesit.
“MIRËMËNGJES
dhe me shkollën e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.