“Rama mund të blejë Bashën, por jo PD-në”, Berisha pritet me ovacione para Kuvendit – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Rama mund të blejë Bashën, por jo PD-në”, Berisha pritet me ovacione para Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.

Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Berisha mbajti edhe një fjalim të shkurtër para demokratëve, ku hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë me aktet prapa shpine që ke realizuar me Lulzim Bashën”, tha Berisha.Pak më herët mbërriti në ambientet e Kuvendit edhe Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nga deputeti i Shkodrës, Zef Hila dhe deputetja më e re Andia Ulliri.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nuk mungoi edhe një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë, ku u theksua se vendimi i Bashës meriton respekt.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *