Rama: Më vjen turp që në Shqipëri protestohet, paguajmë gati 80% të faturës suaj

Kryeministri Rama ka komentruar protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve për cmimet e rritura, ndërsa tha se ndjehet I turpëruar që kjo po ndodh.

“Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrianë. Që kërcimi i cmimit të naftës është pasojë e luftës e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe ata të tjerët që dëgjojnë nga ata që nuk kuptojnë dhe e përsërisin”, tha Rama.

Kryeministri në fjalën e tij, duke u shprehur se qeveria ka qenë në mbështetje të qytetarëve, tha se ka mbështetur këta të fundit me rritjen e faturës së energjisë.

“Qeveria paguan thuajse 80% të faturës suaj, që nuk e ka bërë asnjë qeveri në continent”, tha Rama.

Të Fundit