“Rama më akuzoi për kukull të Berishës, ai për pazar me kryeministrin”, Basha: Anë të së njëjtës medalje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

 Ai tha se nuk është kukull e Sali Berishës apo dhe se nuk është peng i Ramës.“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng të Edi Ramës’. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim.”, tha Basha.

Të Fundit