Rama: “Kantieret rifillojnë punën me pikatore në zonat rurale” – Stop
Të Gjitha

Rama: “Kantieret rifillojnë punën me pikatore në zonat rurale”

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se do të lejohet hapja e kantiereve të ndërtimit në disa qytete.

“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.

Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët.

Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. Durim dhe besim, si një trup i vetëm” – shkruan Rama

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *