Rama: Kampusi i Universitetit Bujqësor një projekt i denjë

Në Kampusin e Universitetit Bujqësor po vijon punën në rindërtimin e saj për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentëve.

“MIRËMËNGJES, me pamjen sot të kantierit të Kampusit të Universitetit Bujqësor, ku pas tërmetit po merr jetë një projekt i denjë për çdo kampus universitar europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos.

Gjysma e objekteve të këtij Kampusi janë parashikuar që të jenë gati që këtë shtator.

Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin dhe një investim prej 10 milionë dollarë.

Të Fundit