Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqet në zyrë teksa i dhuron homologut të tij italian, Mario Draghi-t librin tij me piktura.
Teksa i thotë se ky libër përmban dizenjot që kreu i qeverisë shqiptare ka realizuar në kohën që zhvillon mbledhje në zyrë, kryeministri Italian i thotë se ai duhet të jetë i vetmi kryeministër artist në botë.
Rama: Kjo është një dhuratë e imja personale personale për ju. Libri i m i fundit.
Draghi: Komplimenta.
Rama: Këtu janë të gjitha dizenjot që kam bërë, ndërkohë që zhvilloja mbledhje në zyrë.
Draghi: Komplimenta, shumë bukur, i vetmi kryeministër në botë që është artist.