Rama: Gati rruga që lidh Beratin me Fierin,lehtëson qarkullimin për banorët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dhe përfundimin e punimeve dhe për një tjetër rrugë në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar një video, krahas së cilës shkuan se tashmë është gati dhe rruga që lidh Beratin me Fierin.

Më tej, Rama shkruan se ky aks rajonal lehtëson qarkullimin për banorët dhe fermerët e Beratit, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit

“Gati edhe rruga që lidh Beratin me Fierin. Aksi rajonal që lehtëson qarkullimin për banorët dhe fermerët e Beratit, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit”,-shkruan Rama.

Të Fundit