Rama fton sot në Tiranë liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sonte në Tiranë, lideret politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqesuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik per Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por ajo që është prioritet për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit europian, janë ndryshimet kushtetuese për të përfshirë minoritetin bullgar.

Opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë një gjë të tillë, ndërsa ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

Të Fundit