Rama: Çdo dhuratë do inventarizohet, ata që ikën morën dhe lugë e pirunj

Kryeministri Rama në mbledhjen e parë qeveritare ka paralamëruar ministrat për respektim të rreptë të kodit të etikës.

Ndër të tjera në fjalën e tij Rama është shprehur se çdo lloj dhuratë e cila merret prej detyrës duhet të inventarizohet. Teksa është shprehur gjithashtu se ata që ishin më parë kanë marrë edhe lugët edhe pirunjtë.

“Cdo dhurate do te inventarizohet. Sot kryeministria ka një magazinë të posaçme ku ruhen të gjitha dhuratat për shkak të detyrës pavarësisht vlerës së tyre. Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë. Zero. Madje jo vetëm nuk kanë lënë atë që kanë marrë por kanë marrë piktura, kompjtuera, lugë, pirunj, filxhanë. Çdo gjë duhet shkruar në aneksin e kodit. Çdo gjë duhet dorëzuar në stok. Të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla por në fakt janë norma të zbatuar në të gjitha shtetet që meritojnë të quhen të tilla.

Të gjithë do i nënshtrohen detyrimeve etike dhe është detyra juaj të ndiqni ecurinë e zbatimit të këtyre rregullave. Ky popull nuk i ka borxh askujt karshillëkun e lloj llojshëm. Një tjetër aspekt është respektimi i kolegjialitetit. E sjell këtë në vëmendjen tuaj si nevojë për të mbajtur parasysh se komunikimi është shtrirë gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Më kanë bërë të ndihem keq disa raste drejtorësh që organizojnë mbledhje kolektivi. Nuk mund të organizohen festa të tilla me fonde. Pastaj për të kaluar te udhëtimet jashtë vendit.

Asnjë grup apo kolektiv apo asnjë drejtues institucioni që nuk ka marrë miratimin tuaj. Dokumenti për rregullat duhet të parashikojnë sanksione për çdo rregulla të normave etike që do miratohet në mbledhjen e tretë të qeverisë. Shpenzimet për udhëtimet jashtë shtetit, që nuk do të mbyllet nuk do paguhet nga thesari i shtetit. Kjo do të shtrihet në të gjitha nivelet e larta drejtuese. Është e pajustifikueshme të mos mbetet asnjë gjurmë një pjesë e kontakteve për jashtë. Të ikësh dhe vish për punë shteti pa lënë asnjë gjurmë nuk është normale”, tha Rama

Të Fundit