Rama: 8 satelitë të tjerë përveç “Albania 1” dhe “Albania 2”, i pamundur korrupsioni

Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 satelitë të tjerë për Shqipërinë për të sjellë imazhe.

Këtë deklaratë e bëri ndërsa u prezantuan shërbimi satelitor, Albania 1 dhe 2, ndërsa shtoi se vënia në dispozicion i 8 satelitëve e bën të pamundur korrupsionin, që mund të lidhet me ndërtimet pa leje dhe kultivimin e kanabisit.

“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u futëm në këtyre proces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë. Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamundur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- thotë Rama.

Sipas tij me anë të satelitëve do të shohin abuzimet që do bëhen në ndërtesa, mbjelljen e kanabisit. Ai shtoi se me anë të këtij procesi do të ketë kursim dhe lajme të mira për të parë problematikat e vendit.

“Tanimë gjithçka mund të lexohet në kohë reale, lidhur me shfrytëzimin e territorit për të ndërtuar, lidhur me lejet e ndërtimit dhe me ndërtimin pa leje. Është një proces pozitiv me shumë kursim në kosto dhe sigurisht me kontribut shumë të madh në mbështetje të agjensive ligjzbatuese. Kombinimi i të dhënave me monitorimin që kemi bërë dhe me këtë sistem na jep një fuqi shumë të madhe në kohë reale. Po kështu është folur për zjarret, ndërhyrjet e paligjshme në pyje dhe për reflektimin e të dhënave që ka të bëjë me përmbajtjen e uji. Me imazhet satelitore dhe me të dhënat shkencore të marra nga satelitët për tokat bujqësore, mund të marrim lajme shumë të mira”- tha ai.

Të Fundit