Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë

Mister, mënyra se si u fut në ndërtesën më të kontrolluar të botës

Në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë. Mund të tingëllojë si gjëja më e çuditshme në botë, pasi selia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara konsiderohet si një prej ndërtesave më të sigurta dhe më të mbikqyrura të të gjithë globit.

Por gjetjen e një sasie kokaine, që nuk dihet ende se sa, e kanë vërtetuar hetuesit e shërbimeve amerikane të zbulimit.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se sasia e vogël e kokainës u zbulua në pjesën perëndimore të ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, në një dhomë që shfrytëzohet nga pjesëtarët e stafit dhe vizitorët për të ruajtur celularët, të cilët nuk i përdorin kur hyjnë në brendësi të saj.

Zbulimi u bë mbrëmjen e të dielës nga agjentët e shërbimeve sekrete që mbikqyrin ndërtesën. Ata zbuluan një pluhur të bardhë të dyshimtë dhe e vërtetuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike pas kryerjes së analizave në laborator.

Është ende e paqartë dhe po hetohet për mënyrën se si droga ka kaluar të gjitha kontrollet e rrepta dhe ka hyrë në rezidencën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Ditën që u zbulua droga, Presidenti Biden dhe familja e tij nuk ndodhej në Uashington por në rezidencën Kemp Dejvid në Merilend.

Të Fundit