7-vjeçarja rrezikon të mbytet në det në Ranën e Hedhun, shpëtohet nga pushuesit

Një vajzë e vogël 7-vjeçare rrezikoi që të mbytej në det në Ranën e Hedhun në Shëngjin, por fatmirësisht u shpëtua nga pushuesit e tjerë.

Këta të fundit, pasi panë vogëlushen që po rrezikonte, hynë në ujë dhe e nxorrën nga deti.

Ndërkohë njoftuan edhe ambulancën që shkoi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Fatmirësisht, 7-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit