“Rama 3”, SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër nuk është nën hetim – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Rama 3”, SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër nuk është nën hetim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, pas kërkesës që ky i fundit bëri, ku kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re.

Kërkesa në fjalë bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kujtojmë se afati i fundit që prokuroria duhej të kthente përgjigje ishte 15 shtatori, ndërkohë që SPAK është përgjigjur një ditë para.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *