‘Rama 3’, PD: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. thekson se qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. Përmes zëdhënëses Orjola Pampuri, PD deklaron se kjo është vetëm propagandë bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, deklaron PD.

Të Fundit