“Rama 3” Bujar Nishani: Qeveri kukull, opozita është rehat – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Rama 3” Bujar Nishani: Qeveri kukull, opozita është rehat

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar kabinetin  “Rama 3”, si dhe nuk ka kursyer ironinë ndaj Partisë Demokratike.

Në një postimi në Facebook, Nishani shkruan se shqiptarët do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme nga një qeveri kukull.

Më tej ai kritikon opozitën duke thënë se është pa vizion dhe strategji.

“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë. Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme. Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të radhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…, derisa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë”, shkruan Nishani në Facebook.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *